Mos mendoni se Kim Kardashian po stresohet për dështimin në provimin e jurisprudencës, sepse duke gjykuar nga Instagrami i saj, ajo po jeton siç është më së miri.
Ylli i reality show-t postoi një seri fotosh me bikini, duke shijuar një vend bregdetar, transmeton Indeksonline.

Kim ngarkoi serinë e fotove seksi për 70-vjetorin e nënës së saj, Kris, të mbajtur të shtunën në mbrëmje në kompleksin e Jeff Bezos në Los Angeles.
Sa i përket provimit të jurisprudencës… Kim zbuloi se dështoi të shtunën përpara se të shkonte në festën e Krisit.

Pavarësisht pengesës, Kim thotë se është më e vendosur se kurrë të bëhet një avokate e vërtetë…, duke u zotuar se përfundimisht do ta kalojë provimin e avokatisë./Indeksonline/
