back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDështimi i demarkacionit rrëzon Qeverinë

Dështimi i demarkacionit rrëzon Qeverinë

Të ngjajshme

Prania e manganit ende e lartë në liqenin e Badocit, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar përsëri për...

Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin...

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...

Violetë Kukaj bëhet gati për dimër, përgatit turshi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, ka ndarë me...

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi edhe në kushtet normale do të duhej ta kishte për pasojë rrëzimin e Qeverisë.

Ky dështim, sipas tij, shkaktoi edhe atë tjetrin, më të dhimbshmin, se Qeveria e Isa Mustafës nuk arriti ta sigurojë liberalizimin e vizave.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka treguar se për prishjen eventuale të koalicionit kanë kontribuuar mosunitetet brendapartiake te të dy partitë rreth çështjeve kyçe që shkaktuan bllokadën e qeverisjes.

Maliqi ka thënë se teknikisht, proceduralisht dhe politikisht, Kosova është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Por, ai nuk pret që as në këto zgjedhje të ketë ndryshime të mëdha të shpërndarjes së votave tek elektorati. Sipas Maliqit, asnjë parti, si edhe më parë, nuk do të jetë fituese e pastër ose me përparësi bindëse ndaj subjekteve të tjera që ia siguron komoditetin e zgjedhjes së partnerit për pushtet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz