back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDëshmitari i vdekjes në Skenderaj rrëfen për atë që pa (video)

Dëshmitari i vdekjes në Skenderaj rrëfen për atë që pa (video)

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Shembja e këtij dheu i mori jetën 16-vjeçarit Brahim Bajra mesditën e së dielës nga Runiku i Skenderajt.

Brahimi bashkë me dy nipërit e tij dhe babanë kishin ardhur këtu për të nxjerrë rërë derisa papritmas atë dhe njërin nip që ishte mysafir nga Istogu i zuri dheu, por që ky i fundit pati fatin t’i shpëtojë vdekjes.

Ai nga shembja e dheut mori vetëm lëndime trupore.

Muhamet Kajtazi, i cili ishte dëshmitar i kësaj ngjarjeje, rrëfen se në çfarë gjendje i gjeti dy fëmijët.

Kajtazi thotë se Brahimi ishte në gjendje të fliste, pasi iu hoq dheu dhe se nuk i kishte shkuar mendja për asnjë sekondë se ai do të vdiste.

Ndërsa, familja Bajra kanë hapur dyert për të pranuar ngushëllime.

Axha i të ndjerit Ramadani thotë se ishin në fund të mbushjes së rimorkios me rërë kur ndodhi ngjarja.

Derisa tregon se gjatë rrugës për në spital Brahimi kishte pësuar gjakderdhje në gjoks, gjë që nuk ka mundur ta përballojë.

Kurse, i lënduari tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës./koha.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz