back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeDëshmitari i tragjedisë në Maqedoni qan derisa rrëfen se si ishte përpjekur...

Dëshmitari i tragjedisë në Maqedoni qan derisa rrëfen se si ishte përpjekur t’i nxirrte viktimat nga autobusi i aksidentuar (VIDEO)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Mes lotësh trishtimi, një dëshmitar ka rrëfyer se si ka transportuar drejt spitalit të Shkupit viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në orët e vona të pasdites, më 13 shkurt në rrugën Shkup – Tetovë.

“Edhe një të Shqipërisë që ka punu në Shkup. Edhe shoferin e autobusit unë e kam pas, se është spekuluar në media që shoferi ka pas infrakt. Ai ka qenë në rrugë, kur është rrotullu autobusi, ka dalë prej dritares. U kanë në tokë pa vetëdije. I kemi qit ujë, e i ka ardhë vetëdija. E kam kap me këmbët e veta e kam hyp në veturë. Ka qenë i lëvizshëm, në gjendje jo kritike shumë. Unë i kam bartur të plagosurit drejt spitalit ‘8 shtatori’. I pari unë kam qenë në vendin e ngjarjes. Falë Zotit që ndodhi aty mjeku shqiptar, që ishte kujdestar”, rrëfen dëshmitari në një intervistë për rtv 21.

- Advertisement -

Ai gjatë rrëfimit të tij përlotet, duke treguar për tragjedinë që e ka parë me sytë e tij.

Nga ky aksident tragjik kanë mbetur 15 persona të vdekur, dhe shumë të tjerë të plagosur. /GazetaExpress/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz