back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeDëshmitarët flasin për momentin kur u vra 35 vjeçari, Jetmir Aliaj në...

Dëshmitarët flasin për momentin kur u vra 35 vjeçari, Jetmir Aliaj në Suharekë

Të ngjajshme

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Mëngjesi i ditës së sotme e gjeti në një situatë të pazakontë Suharekën, për shkak të dy vrasjeve që ndodhën këtë të diel. Fillimisht u raportua për një vrasje në një lokal të lojërave të fatit në këtë qytet, ndërsa brenda pak orësh u raportua edhe për një vrasje në Studenqan.

Në vrasjen që ndodhi në kazinonë në rrugën e Reshtanit, i vrarë mbeti Jetmir Alijaj, punëtor në këtë lokal, ndërsa dëshmitarët thonë të mos kenë dëgjuar të shtëna.

- Advertisement -

 

 

Dëshmitarët okularë të kësaj ngjarje janë shprehur se nuk kishin vërejtur diçka të pazakontë para se të ndodhte incidenti.

Rr. B., e cila punon në afërsi të objektit të lojërave të fatit ku u vra sot 35-vjeçari, Jetmir Aliaj, ka thënë se sot nuk kishin vërejtur se diçka e pazakontë kishte ndodhur aty parim.

Sipas asaj që thotë ajo, vrasja mund të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme, para orës 7 dhe se i ndjeri ishte punëtor i kazinosë ku edhe u vra.

B: Lokalin e kemi hap në ora 7, nuk ka pasur krisma

“Kemi qenë duke punuar prej mëngjesit, prej orës 7. Nuk ka pasur as krisma, as kurrgjë, vetëm kur e kemi parë policinë në ora 10. I ndjeri ka qenë prej fshatit Mushtisht. Nuk ka pasur kurrfarë të dyshuari, tjetër gjë nuk kemi parë”, tha ajo.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë vit, janë tri raste më pak të vrasjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të tyre, në janar 2018 deri në muajin mars kanë qenë 9 raste të vrasjeve, ndërsa në vitin 2019 kanë qenë 6 raste./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz