back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme“Dëshira e fundit”, historia që po rrënqeth rrjetet sociale

“Dëshira e fundit”, historia që po rrënqeth rrjetet sociale

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Dëshira e fundit…

Pak orë para se të ekzekutohej, një i burgosur i kërkoi rojes një laps dhe një letër për dëshirën e tij të fundit. Pasi shkroi për disa minuta, i tha rojes, të lutem, t’ia dorëzosh këtë letër nënës sime!

Në letër shkruhej:

Nënë, besoj se nëse do të kishte më shumë drejtësi në këtë botë, edhe ti duhet të gjykoheshe bashkë me mua. Ti je po aq fajtore sa edhe unë për jetën time të mjerueshme! A të kujtohet nënë, kur e solla në shtëpi atë biçikletën që ja vodha një fëmije? Më ndihmove ta fshihja, që të mos e merrte vesh babai.

A të kujtohet, kur unë vodha portofolin e fqinjit? Ne shkuam bashkë te qendra tregtare dhe blemë çfarë deshëm me ato lekë. A të kujtohet kur e përzure babin nga shtëpia? Ai donte të më ndëshkonte për vjedhjen e tezës së provimit të maturës në shkollë dhe për këtë arsye më përjashtuan. Nënë, në fillim isha vetëm një fëmijë, më pas një adoleshent dhe tani një i ri i keqedukuar që u bëra kriminel!

Isha vetëm një fëmijë i pafajshëm dhe ti duhet të më edukoje, dhe jo të përkrahje veprimet e mia të gabuara. Unë të kam falur dhe kërkoj vetëm diçka, që historia ime të lexohet si një reflektim nga të gjithë prindërit kudo në botë.

Ata (prindërit) duhet ta dinë se janë të vetmit përgjegjës për edukimin e fëmijëve të tyre. Është në dorën e tyre që fëmija të bëhet një njeri i respektuar ose një kriminel. Faleminderit nënë që më dhënë jetën dhe faleminderit që më ndihmove ta humbas atë.

Nënshkruar nga djali yt, fajtor!

Nëse vërtet dëshiron që të japësh kontribut për një shoqëri më të mirë #shpërndaje këtë histori të vërtetë që të lexohet sa më shumë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz