BallinaLajme“Deri më tani i kemi vetëm 57 deputetë për rrëzimin e kësaj...

“Deri më tani i kemi vetëm 57 deputetë për rrëzimin e kësaj qeverie”

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se opozita i ka 57 deputetë të gatshëm për rrëzimin e qeverisë.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se opozita mbetet e unifikuar sa i përket iniciativës për rrëzimin e qeverisë.

“Deri më tani i kemi vetëm 57 deputetë të deklaruar që mbështesin idenë se kurdo që do të hidhet mocioni në votim ata do ta mbështesin rrëzimin e kësaj qeverie”.

Deputeti opozitar ka thënë se opozita është në vazhdimësi e interesuar për të siguruar mbështetje edhe nga deputetë të partive që janë momentalisht në qeverisje.
“Jemi në tentim për të krijuar një grup më të gjerë, që të bindim edhe deputetë nga grupet parlamentare të mazhorancës, sepse nuk shkohet tutje me këtë logjikë dhe me këtë mënyrë të punës”, deklaroi ai.

Zemaj ka thënë se institucionet e Kosovës kanë humbur legjitimitetin dhe shkuarja e vendit në zgjedhje është e domosdoshme.

“Interesi primar, parësor dhe imediat i vendit është shkuarja në zgjedhje dhe kthimi i legjitimitetit te institucionet e vendit, duke filluar nga presidenti i cili tash ka marrë përgjigje nga grupet që kanë qenë në mbështetje të tij. Kryeministri e ka humbur legjitimitetin brenda koalicionit, duke marrë për bazë mos respektin që i bëjnë atij ministrat e PDK-së, NISMA-s, AKR-së apo të minoriteteve”.

Sipas deputetit të LDK-së, shkuarja e PDK-së në opozitë do të ishte shumë e rëndësishme, për shkak siç thotë ai një varg arsyesh.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që PDK-ja të shkojë në opozitë, duke marrë për bazë strërzgjatësinë e saj në pushtet, gabimet që janë bërë, shfrytëzimi i resurseve shoqërore e publike, aferat e mëdha që kanë dalë. Edhe sot ka në qeveri njerëz me aktakuza”, deklaroi deputeti Armend Zemaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz