Qendra për Menaxhim Kombëtar ka bërë të ditur për pritje të gjata në dy pika kufitare në dalje të Kosovës.
Në përditësimin e orës 08:35, bëhet e ditur se në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 3 orë, ndërkaq në Merdar pritjet janë deri në 2 orë.
Në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 30 minuta, ndërkaq në Jarinje deri në 40 minuta.

- Advertisement -