BallinaLajmeDeri në fund të vitit mund të fillojë hetimi për tetë pjestarë...

Deri në fund të vitit mund të fillojë hetimi për tetë pjestarë të UÇK-së

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Paditë e para për krime të pretenduara të luftës të UÇK-së do të ngrihen në fund të këtij vitit, shkruan Tanjug, duke cituar gazetën “Politika”, transmeton Indeksonline.

“Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për krime lufte të kryera kundër serbëve në Kosovë në 1998 dhe 1999, David Schëendiman tha se ndoshta deri në fund të vitit do të ngritën aktakuzat e para kundër anëtarëve të UÇK-së të dyshuar për trafikim të organeve. Ai gjithashtu njoftoi vazhdimësinë e zbatimit të hetimit dhe së shpejti do të vizitojë rajonin “, njofton Tanjug.

Sipas informatave jozyrtare Nemanja Stjepanoviq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, deri më tani ka përgatitur padi kundër tetë personave, pjesëtarë të UÇK-së.

Ai thotë se informacioni mbi akuzat nuk bëhen publike për arsye sigurie dhe se sfida më e madhe për prokurorët e Gjykatës Speciale do të jetë mbrojtja e dëshmitarëve, raporton “Politika”.

“Me këto probleme janë hasur dhe Tribunali Hagës dhe nëse Gjykata kështu dëshiron që të ketë sukses në punën tuaj, nuk duhet të përsëris këtë gabim. Kjo gjykatë duhet të krijojnë kushtet në të cilat dëshmitarët ndihen të sigurt”, tha Stjepanoviq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz