Gjatë muajve të verës në Kosovë, fluksi i automjeteve rritet si në rrugët e të gjitha qyteteve ashtu edhe në pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova.
Tani që pothuajse të gjithë bashkëatdhetarët tanë kanë ardhur, ata kanë filluar t’i përfundojnë pushimet dhe të kthehen drejt vendeve ku jetojnë, shkruan lajmi.net.
Tek pika kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 40 minuta ndërsa për të hyrë në Kosovë vetëm deri në 10 minuta.
Në Jarinje, pritja për të dal dhe për të hyrë në Kosovë është deri në 15 minuta ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta. /Lajmi.net/