back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeDërguti: 28 dhjetori, mund ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku disamujor

Dërguti: 28 dhjetori, mund ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku disamujor

Të ngjajshme

Apple prezanton MacBook-et e rinj: Performancë “ndryshuese loje”

Nëse MacBook-u juaj aktual po jep shenja lodhjeje, tani...

S’i zgjat gëzimi Wolvesit, Salah barazon

Liverpooli ka shënuar golin e barazimit ndaj Wolvesit. Është egjiptiani,...

Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se...

Rina e sfidon veten me kickbox

Rina Balaj ka surprizuar fansat me një hobi të...

David Byrne: Një koncert që rikthen besimin tek njerëzimi

David Byrne rikrijon edhe një herë mundësitë e koncertit...

Analistja politike Aida Dërguti ka deklaruar nuk është habi nëse në orët e fundit të ditës së sotme arrihet apo bëhet publik ndonjë koalicion i rëndësishëm i partive të mëdha politike, pasi sot është dita e fundit e regjistrimit në KQZ të marrëveshjeve të tilla për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në Klan Kosova, ajo ka thënë se është e rëndësishme që po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi pohoi se vendi mund të dalë nga kriza disa mujore, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

“Nuk befasohem nëse ndodhin koalicione në orët e fundit, këto orët e fundit janë të rëndësishme për arritjen e këtyre koalicione. Pra, nuk na befason edhe nëse shohim që në ato orët e fundit të kemi ndonjë koalicion të ri. Sidoqoftë, është një moment i rëndësishëm që po shkohet në zgjedhje, pasi që nga shkurti i këtij viti jemi futur, menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, jemi futur në një qorrsokak prej të cilit mund të dilet vetëm duke shkuar disa hapa mbrapa, te momenti i zgjedhjeve për t’u ripozicionuar dhe për t’i hapur rrugë vendit”, ka thënë Dërguti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz