Motoristi i cili u godit nga një kamion sot në afërsi të Qendrës së Konvikteve në Prishtinë ka marrë lëndime trupore.
Si pasojë personi në fjalë tashmë gjenden në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas zëdhënësit të QKUK-së, Shpend Fazliu i aksidentuari ka pësuar lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë.
“Është dërguar për incizime në rentgen, do t’i bëhet edhe një CT dhe ekzaminime shtesë”, ka shtuar ai./Indeksonline/


