back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeDërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren

Dërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren

Të ngjajshme

Reali po i bën gati 50 milionë euro për yllin e Newcastlet

Gjiganti i La Ligës, Real Madrid, është përfolur këtë...

Skandali në Turqi, arrestohen edhe 17 gjyqtarë dhe presidenti i klubit të Superligës

Thellohet skandali në futbollin turk. Paraditen e kësaj të...

Google synon të mbajë përdoruesit larg ChatGPT me “AI Mode” në Chrome

Google ka lansuar një përditësim të ri të shfletuesit...

Si mundet Wolvesi t’ia shpëtojë Juventusit 16 milionë euro?

Ristrukturimi në stolin e Wolverhampton Wanderers mund t’i sjellë...

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë me dije se zyrtari policor që dyshohet se goditi me veturë një viktimë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin” thuhet në njoftimin e IPK-së.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën “Ismajl Kryeziu”, shkruan IndeksOnline.

I dyshuari, zyrtar policor, ka qenë duke drejtuar automjetin e tij privat, jashtë detyrës zyrtare.

Praprakisht, rastin për IndeksOnline e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai pohoi se viktima është një burrë i moshuar, mosha e saktë e të cilit ende nuk është identifikuar.

Ky është njoftimi i plotë i IPK-së:

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përshirë një zyrtar policor —  jashtë detyrës zyrtare.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale duke goditur një këmbësor  i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.  

Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin.

Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse i dyshuari (zyrtari policor) është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz