BallinaRegjionaleDrenasDërgohen në vuajtje të dënimit Nexhat e Fadil Demaku, arrestohen vëllezërit Demaj

Dërgohen në vuajtje të dënimit Nexhat e Fadil Demaku, arrestohen vëllezërit Demaj

Të ngjajshme

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar lidhur...

Itali, një grua dhe një foshnjë gjenden të pajetë në liqen

Dy trupa të pajetë, të një gruaje dhe të...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), ka njoftuar se dje është dërguar në vuajtje të dënimit ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dhe ish-deputeti Fadil Demaku.

Në një njoftim për media, OVL UÇK ka bërë të ditur se sot janë arrestuar edhe vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj, në cilësinë e të dyshuarve, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe grupi i Drenicës janë dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i kësaj drejtësie, që fatkeqësisht po e zbaton drejtësia e Kosovës.

Dje u dërguan në vuajtje të dënimit kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku e ish deputeti I Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, ndërsa sot arrestohen dhunshëm vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj në cilësinë e të dyshuarit.

Neve si OVL UÇK, na brengos fakti që kriminelët serbë shëtisin lirshëm kudo në Kosovë dhe nuk gjykohen për krimet që i kanë bërë, por po gjykohen e denohen me akuza të rrejshme luftëtarët e lirisë. /Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz