back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaSportDerbi madrilen në finale

Derbi madrilen në finale

Të ngjajshme

Vetaksident në Komoran, lëndohet një femër

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:15...

Aktori legjendar mbush 1-shekull jetë

Aktori Richard Wayne Van Dyke nuk po tregon shenja...

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur...

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet u regjistrua në rrethinën e Vitisë sot...

Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Manchester Cityn nga gara më e madhe për klube.

Në përballjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Etihad Stadium ndeshja u mbyll pa gola, ndërsa në Santiago Bernabeu, Los Blancos fituan me rezultat 1-0.

Skuadra mysafire nuk arriti që ta impononte lojën e vet në këtë sfidë, madje e humbi Vincent Kompanyn që në fillim të ndeshjes, i cili u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të lëndimit.

Nikoqirët u treguan skuadër më i mirë në kontrollin e lojës dhe brenda 45 minutave të para ia dolën ta zhbllokonin rezultatin.

ba;le12

Protagonist i goli të epërsisë ishte uellsiani Gareth Bale, i cili realizoi në minutën e 20-të. Anësori i Los Blancos pranoi një top nga Carvajal dhe goditi nga një pozitë e vështirë dhe me devijimin e Fernandos topi përfundoi në rrjet, dhe madje u regjistrua si autogol.

Në gjysmën e dytë, Mbretërit vazhduan të krijonin raste, mirëpo nuk u treguan efektivë, ashtu që rrezikuan kualifikimin në minutat e fundit.

cris

Lojtarët e Cityt rrezikuan në përpjekje për ta shënuar golin që i dërgonte në finale, megjithatë skuadra spanjolle ia doli që ta mbronte epërsinë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Në finalen e Milanos, Real Madridi do të luajë kundër rivalit lokal, Atletico Madrid, që në gjysmëfinale e eliminoi Bayern Munichun. Do të jetë një përsëritje e finales nga viti 2014. Asokohe fituan Mbretërit, të shohim se kush do të jetë fituesi kësaj radhe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz