back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDerbi i Drenicës: Drenica përballë Feronikelit, ky është rezultati përfundimtar (FOTO)

Derbi i Drenicës: Drenica përballë Feronikelit, ky është rezultati përfundimtar (FOTO)

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Dy derbi lokal e karakterizuan javën e parë të sezonit të ri në Superligën e Kosovës. Feronikeli pati përballë Drenicën ndërsa Prishtina Flamurtarin.

Klubi Drenica nga Skenderaj edhe këtë sezon duket se nuk do t’i ketë punët mirë, pasi ndaj Feronikelit u mposht me rezultat 4 me 1, shkruan Drenica Press.

Kampionët në fuqi, Feronikeli treguan qysh në start pse janë kampionë të Kosovës në futboll duke mposhtur Drenicën me rezultat të thellë.

Kastriot Rexha kaloi kampionët në epërsi në minutën e 40 ndërsa në të 54-tën Carioca e dyfishoi atë.

Rexha doli prapë në skenë duke realizuar në minutën e 67-të.

Drenica arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 81-të me anë të Prokshit, por Feronikeli iu kundërpërgjigj pas 6 minutave me anë të Besmir Bojkut për epilogun përfundimtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz