back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotë“Dera sekrete” brenda zyrës ovale që është vërejtur nga gazetarët derisa Trump...

“Dera sekrete” brenda zyrës ovale që është vërejtur nga gazetarët derisa Trump dhe May pozonin, ka nxitur debate në rrjetet sociale (Foto)

Të ngjajshme

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt...

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në...

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë javës së kaluar ka pritur në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë kryeministren britanike Theresa May.

Dhe derisa po pozonin për fotoreporterët, është vërejtur prapa shpinës së tyre një “derë sekrete”. Dhe ky ‘zbulim’ ka nxitur debate në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, shumica e njerëzve e dinë se kjo derë nuk është edhe aq shumë sekrete. Ekzistojnë dhjetëra korridore dhe tunele që qojnë jashtë zyrës ovale.

Kjo derë thjesht është veshur me tapeta në mënyrë që të mos i prishet estetika zyrës ovale, dhe mundëson daljen më të lehtë në pjesë tjera të Shtëpisë së Bardhë.

“Ekzistojnë dy hyrje për në zyrën ovale, tri dritare, dhe dy tjera që hapen si dhe dy dyer të fshehta”, ka thënë arkitekti David J Gill. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz