back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDeputetja ukrainase: Kievi do ta njohë Kosovën

Deputetja ukrainase: Kievi do ta njohë Kosovën

Të ngjajshme

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste...

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...

Deputetja ukrainase, Ivanna Klympush Tsintsadz, deklaroi se Ukraina do të njohë Kosovën në të ardhmen e afërt, duke vënë në dukje se kjo çështje nuk do të mbetet më e hapur dhe vendimi për njohjen e Kosovës pritet të merret së shpejti.

Ajo shprehu besimin e plotë se ky vendim do të jetë në përputhje me pritshmëritë e popullit të Kosovës.

“Unë besoj se në të ardhmen e afërt Ukraina do ta njohë Kosovën. Nuk do të jetë më një çështje e hapur. Besoj se Ukraina do ta marrë vendimin e duhur që pritet nga populli në Kosovë”, deklaroi deputetja ukrainase, Tsintsadz, në një intervistë në Klan News.

Gjithashtu, ajo thellësisht qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndaj Ukrainës në këtë periudhë sfiduese, duke theksuar se ata janë në “anën e duhur të historisë”.

Deputetja nënvizoi edhe rolin e shtetit shqiptar dhe koordinimin e ngushtë që ekziston mes dy vendeve në arenën ndërkombëtare, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ushtarak dhe humanitar.

“Unë jam shumë mirënjohëse për ndihmën që kanë dhënë qytetarët e Shqipërisë, ata janë në anën e duhur të historisë. Jam shumë mirënjohëse për gjithë mbështetjen që ata kanë dhënë deri tani, edhe shteti shqiptar nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ne kemi koordinuar veprimet tona me shtetin shqiptar në aspektin politik dhe kemi ndërtuar një besim tek mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për ne. Edhe për mbështetjen ushtarake kemi mirënjohës, edhe për mbështetje ushtarake jemi shumë mirënjohës”, u shpreh ajo në këtë intervistë.

Ajo shfaqi gjithashtu shpresën që Shqipëria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se bashkë do të arrijnë të gjitha objektivat strategjike.

“Ne kemi arritur disa marrëveshje me Shqipërinë për çështjet e sigurisë në vitet e ardhshme, mendoj se kjo do të jetë një çështje që do të vijojë të zbatohet. Po ashtu ju vlerësojmë edhe për ndihmën humanitare që kanë dhënë njerëzit në Shqipëri. Shpresojmë që Shqipëria do të vijojë me këtë mbështetje për Ukrainën që të bëhet shtet anëtar i NATO-s dh së bashku ne do të arrijmë të gjitha objektivat për qenë pjesë e Bashkimit Evropian”.

- Advertisement -

Të Fundit