back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeDeputetja tregon datën e zgjedhjeve të reja: Kadri Veseli ka filluar fushatën

Deputetja tregon datën e zgjedhjeve të reja: Kadri Veseli ka filluar fushatën

Të ngjajshme

Mbyllet seanca e sotme në Hagë

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, fjalët përfundimtare i...

Dolce merr mesazhin e fortë nga familja (video)

Ditën e sotme, Dolce ka marrë një mesazh të...

Xhelal Sveçla me pritshmëri “shumë të mira” nga seanca e sotme

Xhelal Sveçla tanimë deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e...

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se në vjeshtë do të ketë zgjedhje dhe sipas saj tashmë fushatën e ka hapur kryetari I PDK-së, Kadri Veseli.

Ajo duke folur në RTK , ka thënë se kjo verë do të jetë e fundit për këtë legjislativ dhe ekzekutiv, dhe deputetet po presin që t’i bëjnë dy vjet e një ditë mandate në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.

“Vjeshta do të jetë me zgjedhje të parakohshme, për këtë dje ka hapur fushatën kreu i PDK-së, Kadri Veseli, duke larguar nga detyra ata zyrtarë të kësaj partie që dyshohen dhe kanë aktakuza për korrupsion”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Kuvend e Qeveri më të dobët Kosova nuk ka pasur deri me tash, dhe sipas saj sa më shumë që të zgjatet kjo qeveri aq më të mëdha do të jenë dëmet.

Kusari- Lila ka folur edhe për padinë që e ka fituar pjesërisht ndaj Ardian Gjinit për shpifje, duke thënë se do të apeloj vendimin dhe do të kërkojë që padinë ta fitojë komplet.

Sipas Kusari-Lilës qeverisja në Gjakovë është për keqardhje dhe shumë e dëmshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz