back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeDeputetja e VV-së rikthehet me akuza ndaj opozitës: Me çështjen e “Presidentit”...

Deputetja e VV-së rikthehet me akuza ndaj opozitës: Me çështjen e “Presidentit” po synojnë ta bllokojnë Kurtin

Të ngjajshme

Dua Lipa mahnit në “Brit Awards”, performanca fantastike në skenë

Edhe pse “Brit Awards” ka mbaruar këtë fundjavë, nuk...

Tottenhami e rrezikon rënien nga liga, në kontratat e lojtarëve përmendet ulja e rrogave

Klubi anglez Tottenham ndodhet në një situatë shumë të...

Një burrë vdes në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në...

Iliriana drejtuar “BBVA”-së për Rogertin: “Mos e mbani për klikime”

Këngëtarja Iliriana Sadriu ka reaguar sa i përket sjelljes...

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit e jep lajmin e keq për Botëror

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj,...

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka rikthyer gjuhën e Vetëvendosjes kundër partive tjera se po duan ta bllokojnë kryeministrin Kurti me zgjedhjen e presidentit.

Duke e lënë fajtore opozitën për një vit pa institucione, Kryeziu akuzoi atë për shantazh tash ku duhen 80 vota.

“Për 1 vit e mbajtën peng Kuvendin, por pas krejt manipulimeve, populli ia dha VETËVENDOSJE!-s 51.1% edhe i tha qeverisë vet. Mirëpo ky 51% i dha fuqinë me zgjedh Kryeministrin, por jo edhe Presidentin. Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së. Meqenëse nuk arritën ta bllokojnë si Kryeministër, po dojnë me përdor Presidentin si mjet për me blloku prapë punën e tij si Kryeministër”, shkroi ajo.

Në fund, Kryeziu shprehu shqetësim për fatin e Kosovës.

“Pse kjo bllokadë? Populli foli në dhjetor, tash çka po pritni se ndryshon edhe me një palë zgjedhje shtesë pas dy muajve? Ky është destruktivitet që nuk i ndihmon asnjë partie, e më së paku Kosovës!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz