BallinaLajmeDeputetja e VV-së, Kadri Veselit: Jo veç rinisë po edhe pleqve ia...

Deputetja e VV-së, Kadri Veselit: Jo veç rinisë po edhe pleqve ia keni gërditur Kosovën

Të ngjajshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku ka komentuar vizitën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit në qytetin e Prizrenit.

Në këtë vizitë Veseli u kishte kërkuar të rinjve që mos ta lëshojnë Kosovën, shkruan GazetaBlic.

Por atij i ka reaguar Millaku, duke i thënë se në qeverisjen 11 vjeçare të PDK-së nga Kosova kanë ikur mbi 400 mijë qytetarë.

Ajo ka thënë se ai dhe PDK-ja, jo vetëm rinisë, por edhe pleqve ia kanë gërditur Kosovën.

Statusi i plotë

Sot, Kadri Veseli gjatë vizitës (fushatës) në Prizren paska kërkuar nga rinia që të mos e lëshojnë Kosovën!
T’ia kujtoj Kadriut se vetëm në qeverisjen 11 vjeçare të PDK-së nga Kosova kanë ikur mbi 400 mijë qytetarë.
Dhe jo vetëm rinisë, por edhe pleqve ia keni gërditur Kosovën

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz