back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeDeputetja e NISMA’s: Nuk e votojmë Konjufcën- U mandatua joligjërisht nga Osmani,...

Deputetja e NISMA’s: Nuk e votojmë Konjufcën- U mandatua joligjërisht nga Osmani, hap i papranueshëm

Të ngjajshme

Stoltenberg: SHBA-të janë më të sigurta me më shumë se 30 aleatë dhe miq të NATO-s

Jens Stoltenberg, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i ka...

​Turqit rrihen në rrugët e Uellsit me mjete të mishit, Polici arreston të dyshuarit

Anëtarë të dy familjeve, pronarë dyqanesh të qebapit –...

SHBA drejt rritjes rekord të arsenalit ajror me 1 milion dronë të rinj

Sekretari i Ushtrisë amerikane, Daniel Driscoll, njoftoi për se...

“U mandatua në mënyrë joligjore nga presidentja” – NISMA thonë se nuk kanë votë për Konjufcën

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se...

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se subjekti ku bënë pjesë nuk ka votë për Glauk Konjufcën që të bëhet kryeministër e të formojë qeverinë e re.

Krasniqi, u shpreh se Konjufca u mandatua në mënyrë joligjore nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Pse NISMA nuk e voton Konjufcën tashmë është e ditur për opinionin – ne nuk e votojmë Glauk Konjufcën pasi jo ligjërisht është i nominuar edhe nga vetë Presidentja, për të gjithë ne është e papranueshme ky hap i bërë nga presidentja dhe pjesa tjetër edhe para se të vijmë tek situata e të mandatarit mendojmë se Kuvendit deri këtu është në shkelje ligjore”, u shpreh Krasniqi.

Mes tjerash, Krasniqi, e pranoi se vendi është në një situatë të vështirë, por shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka treguar joseriozitet për çka e fajëson për situatën politike që sipas saj është në dëm të të gjithë qytetarëve të vendit.

“Situata është e pakëndshme dhe në dëm të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kjo është shqetësuese për ne si deputetë dhe subjektin tonë politik, me të gjitha përpjekjet që ka bërë Limaj për krijimin e institucioneve si dhe Kuvendin e konstituuar dhe qeverinë e vendit – kjo nuk ka pasur rezultat. Dhe të gjitha përpjekjet e NISMA-s dhe Limajt mos rezultati ka shkak dhe mendoj që ka qenë komplet një situatë jo serioze dhe një trajtim joserioz nga Lëvizja Vetëvendosje dhe konsideroj që dëmi i Kosovës për çdo ditë e më shumë vetëm po thellohet. Jo serioze dhe jo e sinqertë është trajtimi i gjithë atyre votuesve që i kanë besuar Vetëvendosjes dhe hyrja në hak e të gjitha atyre votues ve i takon fillimisht VV-së si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe do të duhej të ishin më këmbëngulës dhe më të sinqertë e parimor edhe në diskutime edhe në ftesa e marrëveshje politike apo koalicione – në të gjitha këta hapa VV-ja nuk është treguar e sinqertë dhe serioze”, u shpreh Krasniqi në Dukagjin.

Megjithatë, Krasniqi u shpreh se nëse thirret një seancë për votimin e buxhetit të shtetit do të votojnë për.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz