back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeDeputetja e LDK-së njëherë nuk e nënshkruan rrëzimin e qeverisë, pastaj kthehet...

Deputetja e LDK-së njëherë nuk e nënshkruan rrëzimin e qeverisë, pastaj kthehet dhe e jep nënshkrimin

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka nënshkruar mocionin që partia e saj e ka iniciuar për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Bunjaku tha se nuk e ka nënshkruar menjëherë pasi ka dashur të konsultohet me Degën e LDK-së në Gjilan, e pas këtyre konsultimeve, ajo tha se e ka nënshkruar këtë mocion.

“Nuk e kamë nënshkruar aty për aty, sepse kam kërkuar hapësirë të bisedoj me Degën, kam biseduar me Degën dhe jam kthyer e kam nënshkruar”, ka thënë Bunjaku.

Ajo tha se të gjithë deputetët e LDK-së kanë qenë kundër një koalicioni të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Jam deklaruar se jam kundër koalicionit me PDK-në dhe do të vazhdoj të jem. Nuk e di cilët deputetë nuk e kanë nënshkruar, por të gjithë janë kundër me PDK-në”, u shpreh ajo.

Deputetja Bunjaku deklaroi se LDK është unike për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

“LDK është unike, sepse deputetët e kanë nënshkruar dhe të gjithë deputetët kanë qenë kundër PDK-së”, tha ajo.

LDK ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz