BallinaLajmeDeputetja e Kosovës dhe dy fëmijët e saj infektohen me Coronavirus

Deputetja e Kosovës dhe dy fëmijët e saj infektohen me Coronavirus

Të ngjajshme

Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë...

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus, shkruan Reporteri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo, teksa ka treguar se janë infektuar edhe dy fëmijët e saj.

Kadaj-Bujupi ka thënë se për dy javë do të qëndrojë në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, pozitiv me Coronavirus ka dalë edhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ndërkaq tri ditë më parë pozitiv rezultoi edhe shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz