back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeDeputetja Duda Balje në përkrahje të Shaqir Totaj: Kryetari është jaran...

Deputetja Duda Balje në përkrahje të Shaqir Totaj: Kryetari është jaran dhe shok i madh i boshnjakëve

Të ngjajshme

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Hoxhaj: VV për 6 vite në pushtet, s’e ndaloi Listën Serbe, sot bën drama në KQZ

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj...

Vetëm Lewandowski mund të humbasë një penallti të tillë!

E pabesueshme ajo që po ndodhë në “Spotify Camp...

Në tubimin madhështor të PDK-së të mbajtur sonte në Lubizhdë të Prizrenit, me banorët e këtij fshati si dhe të Gërnçarit dhe Skorobishtit, mori pjesë edhe Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, njëherësh kryetare e partisë Bashkimi Socialdemokrat.

Duke folur para të pranishmëve, ajo u shpreh:

“Këtu jam sot jo për të folur shumë për punët që i ka bërë Shaqir Totaj me ekipin e tij, më shumë jam këtu për të treguar pse kam vendosur ta përkrah Shaqir Totajn. Së pari më duhet ta them se Shaqir Totaj është një ‘jaran’. ‘Jaran’ për neve boshnjakët.”

Balje theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me kryetarin aktual të Prizrenit:

“Unë me këtë ekip ndihem si në ekipin tim. Nuk kam problem të thërras ditë e natë, kur ka ndonjë ide, ndonjë problem, për konsultim apo për kritika, dhe gjithmonë kam gjetur ‘teamwork’. Kjo është më e rëndësishmja. Jam shumë e sigurt se Shaqir Totaj është një shok i madh i boshnjakëve në Komunën e Prizrenit”.

Në fund, deputetja Balje bëri apel të qartë:

“Dua t’iu jap një këshillë: vërtetë duhet ta përkrahni Shaqir Totajn, sepse ne kemi vendosur publikisht ta përkrahim! Bravo!”.

Tubimi i sontëm në Lubizhdë u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve dhe nga entuziazmi i banorëve për vizionin dhe projektet që do të vazhdojnë në mandatin e ardhshëm të Shaqir Totajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz