BallinaLajmeDeputeti i VV-së: Nuk e mbështesim Albinin, ja kë e mbështesim

Deputeti i VV-së: Nuk e mbështesim Albinin, ja kë e mbështesim

Të ngjajshme

Bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të...

Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25...

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj ka folur për gjendjen e krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një shkrim në Facebook, Rexhaj ka thënë se nuk e mbështet Albin Kurtin, por Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se, anëtarësia e VV-së e ka shprehur vullnetin që në këtë situatë Kurti të kthehet në krye të VV-së.
Shkrimi i plotë i Rexhajt:Gabohen ata që thonë se ne e mbështesim Albinin. Jo! Ne e mbështesim lëvizjen, e mbështesim parimin themeltar mbi të cilin jemi ngritur dhe kalitur: parimin e mosnënshtrimit para çdo diktati dhe imponimi, idealin tonë që të vetëvendosim!Anëtarësia jonë, ajo që shtrihet përtej zyrave tona dhe përtej tifozerisë në rrjete sociale e ka shprehur qartë vullnetin që, në këtë situatë delikate në të cilën gjendet Kosova, Albini të rikthehet në krye të lëvizjes.Anëtarësia jonë do që të vetëvendos për lëvizjen e vet, prandaj thirrjet për kryetar konsensual e tradhëtojnë këtë parim dhe ideal tonin. Ne nuk mund të kërkojmë vetëvendosje për Kosovën pa e ruajtur frymën e vetëvendosjes brenda lëvizjes sonë.Kundër imponimit,Kundër dorëheqjeve sepse nuk janë frymë e jona, ne ballafaqohemi!Për të drejtën dhe idealin tonë për të vetëvendosur,për Albinin kryetar dhe kryeministër,për VETËVENDOSJE!n,i juaji,Arbëri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz