back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeDeputeti shqiptar në Zvicër i dërgon letër Këshillit Federal: Shpreha shqetësim për...

Deputeti shqiptar në Zvicër i dërgon letër Këshillit Federal: Shpreha shqetësim për lirinë e medias dhe ndërhyrjet e pushtetit në RTK

Të ngjajshme

Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka bërë të ditur se ka dërguar një letër zyrtare drejtuar Këshillit Federal të Zvicrës dhe kryetarëve të partive politike zvicerane, për të shprehur shqetësimin e tij mbi gjendjen e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së mediave në Kosovë, me fokus të veçantë mbi situatën në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Në letër, Rashiti ka theksuar se qeveria në tranzicion, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ka emëruar persona të politizuar në bordet e ndërmarrjeve publike, përfshirë RTK-në, dhe ka ndërhyrë në përmbajtjen programore.

“Janë ç’programuar emisione dhe janë larguar moderatorë vetëm pse nuk përputheshin me vijën politike të qeverisë së kaluar. Këto ndërhyrje përbëjnë rrezik serioz për sundimin e ligjit, pavarësinë institucionale dhe lirinë e medias”, ka theksuar ai.

Rashiti ka sqaruar se letra është shkruar dhe dorëzuar në gjuhët zyrtare për institucionet zvicerane, ndërsa për komunikim publik është përkthyer në shqip.

“Si qytetar i Zvicrës dhe Kosovës, mbetem i përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe besoj fuqimisht se liria e shprehjes dhe pavarësia e mediave janë themele të pazëvendësueshme të çdo demokracie funksionale”, ka shtuar Rashiti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz