Deputeti nga komuniteti rom në Kuvendin e Kosovës, Albert Kinolli ka deklaruar se është takuar në polici me gruan rome që u sulmua gjatë së premtes në Ferizaj.
Kinolli ka thënë se gruaja ishte e traumatizuar dhe e frikësuar, shkruan Gazeta inFokus.
“Kur e takova ajo ishte e traumatizuar, e frikësuar. Nuk fliste asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës angleze. Ajo tha se ka nevojë të jetë e lirë dhe se nuk dëshiroj të qëndrojë këtu. U pa se i kishte disa shenja nga ata shkelma që i kishte marrë”, ka thënë Kinolli në Interaktiv të KTV-së.
Ai gjithashtu është shprehur i habitur se si personi që e ka sulmuar herën e parë gruan rome është liruar pas vetëm 24 orësh.
Kjo kishte ndodhur, pasi ai i takonte moshës së mitur.
E moshës së njëjtë, i takon edhe personi i cili e sulmoi rëndë sot gruan e njëjtë. /Gazeta inFokus