back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeDeputeti i VV-së “kërcënon” Veselin: E ke vërejtjen e fundit nga unë...

Deputeti i VV-së “kërcënon” Veselin: E ke vërejtjen e fundit nga unë (Video)

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i ka tërhequr vërejtjen Kadri Veselit, lidhur me sharjen që kreu i Kuvendit të Kosovës ia kishte bërë deputetëve të VV-së në seancën për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, rreth një muaj më parë.

- Advertisement -

Zyba, kur e mori fjalën në Kuvendin e Kosovës të hënën, i tha Veselit që të ketë kujdes dhe të mos i ofendojë më deputetët e VV-së.

“Unë kam shqetësimin për mënyrën e komunikimit; keqpërdorimin e foltorës e që nuk është hera e parë, e në veçanti jam i shqetësuar për herën e fundit, për ofendimin që na ke bërë. Nuk je tërhequr prej fjalëve të tua dhe as nuk ke kërkuar falje”, i tha Zyba, Veselit.

“E ke vërejtjen e fundit, personalisht nga unë, për ofendimin që na ke bërë atë ditë. Ndaç merre kërcënim, ndaç mos e merr por po na detyrohesh të kundërpërgjigjemi në këtë formë”, deklaroi deputeti i VV-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz