back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeDeputeti i VV: Do ta formojmë Qeverinë Kurti 3

Deputeti i VV: Do ta formojmë Qeverinë Kurti 3

Të ngjajshme

Gjenden dallimet në efektet e ndryshme që krijojnë antidepresantët

Efektet anësore të antidepresantëve të ndryshëm janë rankuar për...

Hakerët rrezik për pacientët: Regjistrohet vdekja e parë për shkak të një sulmi kibernetik

Autoritetet britanike kanë regjistruar një rast vdekjeje që besohet...

Mijëra vota të pavlefshme në Maqedoninë e Veriut

Procesi zgjedhor i fundit në Maqedoninë e Veriut ka...

Shkrimtari Bashota sjell për lexuesit romanin “Rikthimi i Servantesit në Ulqin”

Poeti, studiuesi dhe prozatori Sali Bashota vjen para lexuesit...

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, është optimist se Qeveria Kurit 3 do të zgjidhet brenda afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

Thaçi u bënë thirrje partive të ish-opozitës që të bëhen bashkë për formimin e institucioneve të reja.

“Sigurisht se është momenti që të zgjidhet Qeveria Kurti 3 dhe ne si LVV presim reflektimin nga ana e deputetëve të opozitës që të bëhemi bashkë dhe t’i krijojmë institucionet tona edhe pse ka pasur një vonesë në këtë drejtim. Sigurisht se do të ketë numra dhe do të kemi formimin e Qeverisë Kurti 3”, tha Thaçi për rtv21.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dje tha se do të bëjnë përpjekje deri të dielën për sigurimin e numrave të nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, komunikimet me përfaqësuesit politik janë duke vazhduar, por vlerëson nuk e ka të lehtë krijimin e shumicës së nevojshme.

Ndërkohë, partitë e ish-opozitës PDK, LDK dhe AAK kanë konfirmuar për RTV21 se nuk preferojnë të bashkëpunojnë me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re me arsyetimin se Kurti gjatë qeverisjes së tij i ka sjellur dëme të mëdha vendit.

Të dielën e kësaj jave, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, duhet të dal përpara deputetëve të Kuvendit që ta dëshmojë nëse e ka shumicën apo jo për formimin e Qeverisë së re. Në rast se Kurti nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme, sipas Kushtetutës, presidentja Osmani mund ta mandatojë një kandidat tjetër i cili e dëshmon shumicën në Kuvend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz