BallinaLajmeDeputeti i PDK-së pyet: A është jadeci bast apo lojë e fatit?!

Deputeti i PDK-së pyet: A është jadeci bast apo lojë e fatit?!

Të ngjajshme

Lushtaku nga Rezalla: Mosprezenca e institucioneve sot është një dhimbje dhe e papranueshme

Komuna e Skenderajt ka organizuar homazhe dhe tubim përkujtimor...

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë...

Abdixhiku uron besimtarët katolikë për Pashkët: Frymëzim për solidaritet dhe bashkim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Conte mund të rikthehet në stol te Italia

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Antonio Conte po tundohet...

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se me mbylljen e lojërave të fatit po krijohet një monopol.

“Një ligj i shumë pritur nga qytetarët e Kosovës për t’i mbyllë lojërat e fatit, por përte kësaj a me të vërtetë po mbyllen të gjitha lojërat e fatit? Parimisht jam që të mbyllen të gjitha lojërat e fatit. Me këtë ligj ne nuk po i mbyllim lojërat e fatit, po krijhet një monopol te Lotaria e Kosovës, dhe unë jam të mbyllen tërësisht, të ndalohen të gjitha lojërat e fatit, por ngutia mund të na dërgojë te gabimet”, ka thënë Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës- transmeton Indeksonline.

Sipas tij, nëse deri më tani cak i plaçkitjeve kanë qenë disa kazino tash e tutje do të jetë vetëm një, Lotaria e Kosovës.

 

 

“Plaçkitësit duhet të presin me rend për të plaçkitur, por po krijohet një monopol, ata që janë njohës të kësaj fushe, thonë që duhet të dallohen bastoret dhe lojërat e fatit, a është jadeci bast a lojë e fatit. Mendojë që komisioni përkatës, a është komisioni funksional ta bëjë punën e vetë ta sjellë një projektligj, që nëse i mbyllim t’i mbyllim të gjitha.”, ka thënë ai tutje. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz