Deputeti i PD-së i ka dalë në mbrojtje Sali Berishës duke thënë se ai është politikani më i dashur në Kosovë dhe se kosovarët duhet ta falënderojnë për “Rrugën e Kombit” që u ndërtua në kohën kur Berisha ishte kryeministër
Bashkëpartiaku i Sali Berishës, Nard Ndoka, ka hedhur akuza ndaj Hashim Thaçit, pas fjalëve që kanë shkëmbyer dy ish-kryeministrat mes vete.
Ai ka thënë se është koha që ish-luftëtarët që janë pjesë e politikës në Kosovë të largohen nga skena politike.
“Ata po e bëjnë pis Kosovën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Ndoka në Facebook.
“Të zgjedhin: statuj prej bronzi apo mermeri, kaq mund të bëjë historia për ta, për më tej po vetëdemaskohen”.
Deputeti i PD-së i ka dalë në mbrojtje Sali Berishës duke thënë se ai është politikani më i dashur në Kosovë dhe se kosovarët duhet ta falënderojnë për “Rrugën e Kombit” që u ndërtua në kohën kur Berisha ishte kryeministër.