back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeDeputeti i LVV-së: Driton Selmanaj e ka vendin në Beograd e jo...

Deputeti i LVV-së: Driton Selmanaj e ka vendin në Beograd e jo në Qeverinë e Kosovës

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se nuk do ta lejojnë në Kuvendin e Kosovës zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, për shkak të deklaratave të tij për personat e pagjetur.

I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Bajqinovci tha se Selmanaj e ka vendin në Qeverinë e Beogradit dhe jo në Qeverinë e Kosovës.

“Ai njeri që u lodhë me punën e të pagjeturve e ka vendin në Beograd jo në Qeverinë e Kosovës…Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuçiqit e jo këtu”, tha Bajqinovci në “Frontal”, transmeton Gazeta Express.

Ai shtoi se deklarata e tij për të pagjeturit është e pafalshme, teksa shtoi se “me këtë nuk bëhet hajgare, është çështje e ndishme e popullit tonë”.

Deputeti i LVV-së tha se nëse është lodhë Selmanaj le “të bëhet zv/kryeministër në qeverinë e Beogradit”.

“Ky njeri nuk e ka vendin këtu, sa më shpejt që të largohet ky person është aq më mirë për vendin”, shtoi ai. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz