BallinaLajmeDeputeti i LDK-së: Thaçi na ka djegur disa herë

Deputeti i LDK-së: Thaçi na ka djegur disa herë

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij është djegur dy-tri herë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në emisionin DPT te Fidani, Beqiri ka thënë se LDK-ja ka qenë njëra nga partitë që më së shumti është djegur nga Thaçi.

Ai, po ashtu, ka folur edhe rreth procesit të dialogut me Serbinë që po e bën pala kosovare tash e sa vjet.

Beqiri është shprehur, po ashtu, kundër presidentit, Hashim Thaçi, si udhëheqës të palës kosovare në dialogun përfundimtar me Serbinë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Nuk është puna që kemi problem me Hashimin, zoti Thaçi nuk simbolizon, fatkeqësisht, unitetin dhe besimin, kjo është e rëndësishme… Kur e përkrah dikë, duhet të kesh besim në të. Ne jemi djegur 2-3 herë nga Thaçi”, ka deklaruar Beqiri në T7.

Ndërsa pak më herët nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk ka diskutuar asnjëherë lidhur me kryesimin e dialogut nga Presidenti Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz