back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeDeputeti i LDK-së: Skender Hysenit i dështoi projekti për koalicionin LDK-PDK!

Deputeti i LDK-së: Skender Hysenit i dështoi projekti për koalicionin LDK-PDK!

Të ngjajshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Haxhi Avdyli, ka reaguar ashpër ndaj bashkëpartiakut të tij Skender Hyseni, i cili ka kritikuar Kryeparlamentaren Vjosa Osmani, për zhvëvendosjen e fotografisë së Presidentit aktual Hashim Thaçi, nga zyra e saj.

Sipas deputetit Avdyli, kritikat e Hysenit janë si rezultat i dëshimit të projektit të dytë për koalicionin LDK-PDK.

“Histeria nuk është virus, por si duket histeria e zhvendosjes së fotografisë së Presidentit Thaqi e paska prek edhe Skenderin tonë të LDK-së. I fundit që do duhej sot të ishte me pezm pse fotografia e Presidentit historik Rugova qëndron përballë atij të Presidentit aktual Thaqi do duhej të ishte Skenderi, por ja edhe kjo na ndodhi. Nuk është e lehtë për PDK-në që pas shumë vite në pushtet të mbesin në opozitë, por të kishte kaq i pezmatuar edhe përkthyesi i Presidentit Rugova duket shumë e pakuptimtë. Apo ndoshta edhe për Skenderin nuk është lehtë që projekti i tij dytë për koalicion LDK-PDK dështoi keq me 02.02.2020”, ka thënë ai.

Tutje, Avdyli duke aluduar në anëtarin e kryesisë së LDK-së, Hyseni tha se “politikanët vijnë e shkojnë, por më të këqinjtë mbesin ata që skanë respekt për dorën që e ushqeu”.

“E Presidenti Rugova fatkeqësisht ushqeu edhe ndonjë mosmirënjohës si puna e Skenderit tonë të LDK-së”, ka shkruar Avdyli, në një reagim të publikuar në “Facebook”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz