back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaZgjedhjetDeputeti i AAK-së, Gani Dreshaj bën thirrje të votohet Ariana Musliu-Shoshi nga...

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj bën thirrje të votohet Ariana Musliu-Shoshi nga PDK

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka bërë thirrje që të votohet për deputete kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Shoshi.

Dreshaj ka thënë se ajo është një femër e jashtëzakonshme dhe e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare.

Shkrimi i plotë i Dreshajt në Facebook:

Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë, mbase më bën të mendoj më ndryshe.

Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste.

Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK-së është një femër e jashtëzakonshme.

Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo.

Ariana Musliu-Shoshi është e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare, është familjare, e dëshmuar dhe me prejardhje nga prindër kontribues për atdheun.

Sygjerimi im vlen për votuesit e PDK-së, ngase kemi fat që femra të zonja e të shkolluara të kemi me bollëk edhe në listën e AAK-PSD, por për shkak të konkurrencës nuk do të bëj preferenca publike ?. G.D 

Të Fundit

Sport

ShowBiz