BallinaLajmeDeputeti i AAK -së thotë: Jam optimist se të mërkurën do të...

Deputeti i AAK -së thotë: Jam optimist se të mërkurën do të ketë zhvillime pozitive për demarkacionin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj në një prononcim për Telegrafin është shprehur optimist se në seancën e së mërkurës do të ketë zhvillime pozitive për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Selmanaj në një prononcim për Telegrafin tha se deputetët e LDK-së duhet të reflektojnë për zhbllokimin e situatës në të cilën është sot Kosova.

Sipas tij, Projektligji i sjellë në Kuvendin e Kosovës nga kryeministri Haradinaj mbetet në duart e deputetëve nëse do ta votojnë apo jo.

“Kam biseduar me shumë koleg pasi kryerjes së pauzës dhe është krejtësisht e panevojshme kjo situatë, pasi  raporti i Bulliqit është raport shtetëror. Në seancën e jashtëzakonshme është projektligji që e ka sjell kryeministri e tash është në dorën e deputetëve për ta zhbllokuar situatën në të cilën është Kosova, në këtë rast te LDK-ja. Ne e kemi qëndrimin tonë shumë të qartë dhe LDK-ja duhet të heq dorë nga qëndrimi i tyre”, u shpreh Selmanaj.

Ai po ashtu tha se për seancën e cila pritet të mbahet të mërkurën është shumë optimist që do të ketë zhvillime pozitive.

“Pres që LDK do të reflektoj. Besoj që të mërkurën do të ketë zhvillime pozitive”, theksoi tutje Selmanaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz