back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeDeputetët kërcënohen me kanun (Foto)

Deputetët kërcënohen me kanun (Foto)

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Disa nga deputetët e Kuvendit, kanë marrë këtë të enjte një letër kërcënuese.

Nait Hasani, Arban Abrashi, Shqipe Pantina, Xhevahire Izmaku, Rasim Selmanaj janë deputetët që iu përmend emri në letrën kërcënuese të dërguar nga Sindikata e pavarur e Radio Televizionit të Prishtinës RTP.

Në letrën e siguruar nga Gazeta Fokus emra e deputetëve që morën letrën kërcënuese janë anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medieve.

Kjo sindikatë kërkon nga ky komision që të sqaron çështjen e RTP-së, dhe t’i kthehet punëtorëve të sindikatës prona materiale dhe shpirtërore e marrë sipas tyre para 28 viteve.

Sindikalistët kanë thënë se pronën e RTP-së atyre i takon, dhe do e kërkojnë me ligj, por nëse as ashtu nuk bëhet ata do ta kërkojnë edhe ndryshe, shkruan Gazeta Fokus

Sindikalistët madje këtyre deputetëve i kanë kërkuar që të jenë të kujdesshëm, pasi që në rast se nuk ka zgjidhje, ata do ta rregullojnë me kanun.

“Nisma e juaj idiotike që të na e merrni pronën tonë materiale dhe shpirtërore është veprim i pa menduar mirë, ngase atë jemi duke e mbrojtur me ligj, e po që së është nevoja do ta mbrojmë edhe me kanun. Prandaj, Kujdes”, thuhet në letrën e dërguar nga kjo sindikatë.

Në fund të letrës sindikalistët kanë mallkuar deputetët nëse tjetërsojnë pronën e RTP-së.

Në këtë letër të nënshkruar nga kryetari i kësaj sindikate, shihet edhe një shkrim, ku babai i të heroit Hakif Zejnullahu lidh vrasjen e të birit me njëri nga deputetët e përmendur.

Këtë letër kërcënuese u shkoj të gjithë anëtarëve të këtij komisioni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz