back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDeputetët beqarë të Kuvendit të Kosovës

Deputetët beqarë të Kuvendit të Kosovës

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kuvendi i Kosovës, kryesisht është përbërë nga deputetë më të vjetër në moshë.

Por sivjet si kurrë më parë ka deputetë me të rinjë, ku disa prej tyre ende s’kanë arritur as moshën 30 vjecare.

E duke qenë se janë në këtë moshë statusi i tyre, siç edhe janë deklaruar është “beqar”.

Po kush janë këta deputetë të rinjë që ende nuk janë “lidhur” me ndonjë vajzë apo ende s’kanë vendosur ta bëjnë publike dashurinë e tyre?

Agon Batusha

Në LVV janë disa, ne mesin e tyre edhe Agon Batusha, deputet i kësaj partie. I lindur në vitin 1993, Batusha nga Gjakova është deklaruar “single” në të dhënat që ka ofruar në biografinë e tij në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Magazina.al

Njohës i gjuhës angleze, Batusha është ndër deputetët më të rinjë të Kuvendit të Kosovës.

Gazmend Gjyshinca

Një vit më i ri se Batusha është deputeti i LVV-së nga Vushtrria. Gazmend Gjyshinca i lindur në vitin 1994 është deklaruar “beqar” kur ka ofruar të dhënat zyrtare në Kuvendin e Kosovës. Njohës i gjuhës Angleze dhe asaj Turke, Gjyshinca ka treguar se ka kryer studimet e nivelit master.Hekuran Murati

Beqar është deklaruar edhe Hekuran Murati i LVV-së, ndonëse Magazina.al ka informacione se ekonomisti i Vetëvendosjes ka kohë që është në lidhje me një vajzë. I lindur në Prishtinë në vitin 1987, Murati që ka kryer studimet maser për Ekonomi, është njohës i dy gjuhëve të huaja; asaj angleze dhe asaj gjermane.

Fidan Rakaliu

Në LDK të gjithë janë të martuar, e disa prej tyre janë edhe gjyshër. Beqari i vetëm në grup parlamentar është Fidan Rekaliu. I lindur në vitin 1987 në Podujevë Rekaliu e ka lënë të zbrazët në CV, rubriken e statusit të tij, që bën të kuptojmë se ai megjithatë është me dikë në lidhje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz