back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaJetëDepartamenti amerikan i Shtetit ndan çmim për kosovaren Rushiti

Departamenti amerikan i Shtetit ndan çmim për kosovaren Rushiti

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit do të ndajë Çmimet Ndërkombëtare për Gratë e Guximshme.

Zëvendësi i sekretarit të Shtetit, John Sullivan, do të nderojë dhjetë gra nga e gjithë bota.

Në mesin e tyre është edhe Feride Rushiti, drejtore e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë.

Në vitin 2015, këtë çmim e ka fituar Arbana Xharra, kryeredaktore e atëhershme e gazetës “Zëri” në Prishtinë.

Më 2008, këtë çmim e pati fituar edhe Valdete Idrizi, aktiviste nga Kosova, për projektet që drejtonte në Mitrovicë, me synimin për të ripajtuar dhe për të sjellë paqen ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, do t’iu drejtohet të pranishmëve në ceremoninë e së premtes. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz