back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeDënohet personi që e kërcënoi me jetë presidentin Thaçi

Dënohet personi që e kërcënoi me jetë presidentin Thaçi

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Kujtim Peci, i cili para tre muajve e kishte kërcënuar me vrasje presidentin e vendit, Hashim Thaçi është dënuar sot me 2,500 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

40 vjeçari nga rajoni i Mitrovicës, kishte kërcënuar presidentin Thaçi përmes Facebook, duke shkruar se Presidentin s’do të bëjë as gjumë me ç’rast edhe kishte postuar dy fotografi ku shihen dy armë.

“Sot i zhdrypa prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja. Le ta dijë Hashim Broja a kushdo qoftë ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë s’ta le me bo”, kishte kërcënuar ai.

Për këtë, Peci fillimisht ishte dënuar me katër muaj burgim, mirëpo me pëlqimin e të njëjtit, dënimi me burg u zëvendësua në atë me gjobë, në shumën prej 2,500 euro. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz