BallinaLajmeDënohet me vetëm 3 mijë euro pronari i kompanisë ku i vdiq...

Dënohet me vetëm 3 mijë euro pronari i kompanisë ku i vdiq punëtori 17-vjeçar

Të ngjajshme

Tedi Blushi, i ka kthyer përgjigje me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Niko Peleshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën

Ka ardhur momenti vendimtar për Përfaqësuen e Kosovës në...

Ndalohen në Morinë tre persona nga Kosova, dy prej tyre po kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia Kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje, me...

Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Warshavës. Kuqezinjtë nesër përballen...

Dy vjet më parë, një 17-vjeçar kishte vdekur në vendin e tij të punës, pas një aksidenti. 

për këtë rast, Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar pronarin e kompanisë me gjashtë muaj burg, që janë zëvendësuar me 3000 euro gjobë.

Nga Sindikata e Sektorit Privat po kritikojnë vendimet e Gjykatës karshi këtyre rasteve, duke thënë se jeta e punëtorëve nuk po vlerësohet.

Sindikta e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kritikuar dënimet që institucionet po ua vënë kompanive

Dy vite më parë një 17 vjeçar vdiq në vendin e tij të punës në Prizren.

I njëjti u raportua se punonte për të siguruar mbijetesën.Pasi që dyshohej se kompania kishte rrezikuar sigurinë në vend të punës, me këtë rast është marrë edhe Gjykata Themelore në Prizren.

E ky institucion për shkak të veprës penale asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës, ka dënuar kompaninë.

E dënimi me burg është zëvendësuar me dënim me gjobë, me shumë prej 3000 eurosh.

Këto zhvillime nuk i kanë komentuar familjarët e të miturit, të cilët thanë se ky rast nuk ka nevojë të rikthehet.Por avokati mbrojtës i kompanisë “Satstyro”, Bestar Kolgeci ka thënë se familja që nga fillimi nuk dëshironin ta ndjekin penalisht kompaninë.

Sipas Kolgecit ka qenë kërkesë e të pandehurit që dënimi të shndërrohet në dënim me gjobë.

Por sipas Sindikatës së Sektorit Privat, dënimet e tilla po e ulin vlerën e jetës së njerëzve.

Ndërkohë për këtë rast Inspektorati i Punës pati dënuar kompaninë me dymijë euro gjobë. Vetëm gjatë këtij viti 10 persona kanë vdekur në vend të punës./t7

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz