back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDënohet me 6 mijë euro dhe ndalim të ushtrimit të funksionit publik...

Dënohet me 6 mijë euro dhe ndalim të ushtrimit të funksionit publik ish-drejtori i Komunës

Të ngjajshme

Uran Ismaili prezanton kartën 247 për transport publik falas për qytetarët e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, së bashku...

Fejohet Miss Universe Albania?

Miss Universe Albania 2024, Franceska Rrustem ka ‘’trazuar’’ rrjetin...

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.G. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

“F.G.. u shpall fajtor për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej gjashtëmijë (6.000.00) euro, si dhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej një (1) viti”, njofton gjykata.
I pandehuri akuzohet se më 01.09.2016 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrat, i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat e tij duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore personit tjetër, përkatësisht pronarit të një bastore sportive, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se subjekti afarist-bastorja sportive, nuk i plotëson kushtet për të ushtruar veprimtarinë, i njëjti lëshon pëlqimin, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 66 paragrafi 2.4 të Ligjit për Lojërat e Fatit 04/L-80 i cili përcakton distancën ndërmjet subjektit të lojërave të fatit dhe objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, me që në distancë prej 155 metra gjendet çerdhja e fëmijëve .

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./GE

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz