back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDënimi me vdekje, Gjermania paralajmëron Turqinë

Dënimi me vdekje, Gjermania paralajmëron Turqinë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Gjermania ka paralajmëruar Turqinë se nëse kthen dënimin me vdekje do të mbyllen diskutimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kujtojmë se Turqia përfundoi 3 miliardë euro në këmbim të liberalizimit të vizave.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se ekziston mundësia që në Turqi të kthehet dënimi me vdekje pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik nga një pjesë e ushtrisë së vendit.

Lideri turk në fakt reagoi ndaj një kërkese që bëhej nga turma e njerëzve që merrte pjesë në varrimin e disa prej viktimave që u vranë gjatë përballjes me pjesëtarët e ushtrisë që tentuan marrjen e kontrollit mbi shtetin.

“Ne e duam dënimin me vdekje“, ishte thirrja që bëhej në kor nga njerëzit që merrnin pjesë në këtë ceremoni varrimi.

Presidenti turk tha se “në një demokraci, nuk mund të injorojmë kërkesën e popullit – kjo është e drejta juaj”. “Kjo e drejtë duhet të analizohet nga autoritetet e duhura në raport me Kushtetutën dhe një vendim do të merret”, ka thënë Erdogan në fjalimin e tij që është transmetuar drejtpërdrejt në televizionet turke.

Erdogan tha se qeveria do të diskutojë këtë propozim edhe me partitë opozitare.

Turqia hoqi dënimin me vdekje në vitin 2004 si kërkesë e BE-së dhe nuk ka ekzekutuar asnjë të dënuar që prej vitit 1984.

Dënimi me vdekje kërkohet për mbi 6 mijë persona që deri në mbrëmjen e së dielës janë arrestuar me dyshimin se kanë qenë pjesëmarrës në realizimin e grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut.

Të Fundit

Sport

ShowBiz