BallinaLajmeDemarkacioni, tema më e vështirë pozitë-opozitë

Demarkacioni, tema më e vështirë pozitë-opozitë

Të ngjajshme

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon ekonominë globale si pandemia e COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se lufta SHBA-Izrael ndaj...

Gjithçka gati: Vendosen fanellat e ‘Dardanëve’, pamje nga zhveshtorja

Kosova është mysafire e Sllovakisë, në ndeshjen që luhet...

Ndërmjetësuesi i dialogut politik pozitë-opozitë, Naim Rashiti, ka bërë të ditur gjatë një interviste për “Zërin” se në asnjë takim palët s’kanë arritur të pajtohen për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Naim Rashiti, ndërmjetësuesi i dialogut politik mes pozitës dhe opozitës kosovare, thotë  se heqja e vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian brenda këtij viti është i mundur po qe se plotësohet kushti i demarkacionit me Malin e Zi.

Rashiti tregon përshtypjet e tij për takimet e ndërmjetësuara mes dy palëve, duke pranuar se demarkacionin me Malin e Zi ka qenë tema më e vështirë për të cilën nuk ka qenë i mundur kompromisi, pavarësisht insistimeve të bëra.

Në anën tjetër, një prej temave që ka gjetur përkrahjen e palëve, siç thotë ai, ka qenë dialogu në Bruksel për të cilin pozita dhe opozita janë pajtuar t’ia ndërrojnë formatin.

Ndryshe, Rashiti e vlerëson se dialogu politik ka nxjerrë mësime mes palëve pjesëmarrëse. Ai cek se mes partive ende ka dallime të mëdha, por dëshira për t’u takuar bashkërisht ekziston, shkruan Zëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz