back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDemaku: Pavarësisht të gjithave, e vërteta dhe e drejta do të ngadhnjejë

Demaku: Pavarësisht të gjithave, e vërteta dhe e drejta do të ngadhnjejë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Fadil Demaku gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka kofirmuar përmes rrjetit social facebook, duke falenderuar të gjithë ata që ja besuan votën dhe e përkrahën në këto dy mandate si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Demaku këtë vendim e ka quajtur skandaloz, të montuar në forma të ndryshme edhe prej shumë qarqeve të caktuara, por që nuk kanë munur ta ndryshojnë votën e lirë të qytetarëve. Ndër të tjera ai ka theksuar se pavarësisht të gjithave, e vërteta dhe e drejta do të ngadhnjejë.

Më poshtë mund tëlexoni postimin e plotë të Fadil Demakut

Të nderuar miq dhe qyetarë pas vendimit të djeshëm të gjykatës së apelit me saktesisht misionit EULEX për të na denuar, gjoja për krime lufte në një proces krejtësisht të montuar, skandaloz pa asnjë fakt të vetëm , kunder gjitha normave juridike të drejtësisë dhe të motivuar ne forma të ndryshme edhe prej shumë qarqeve të caktuara të cilat nuk mund ta ndryshonin voten e lirë të qytetareve për ne.
Sot kam dhenë dorëheqja nga pozita e Deputetit ne Parlamentin e Kosovës .
Dua të falenderoj me krejt qenien time të gjithë ata që me votuan për dy mandate si deputet ne Parlamentin e Kosovës. Dua të falenderoj të gjithë ata që na perkrahin ne të drejtën tonë të padiskutueshme .
Lufta e UÇK-së është vlera jonë me e madhe kombetare duke rezultuar edhe me bërjen e shtetit tonë. Jam krenarë që isha pjesë e saj me gjithë familjen time. Te sakrifikosh per atdhe kur është i roberuar është detyrë e çdo qytetari të ndershëm edhe pse është mision tejet i veshtirë .
Askush nuk do arrijë të kontestojë vlerat dhe idealet e UÇK-së përmes inskenimeve të tilla dhe shfrytezimit të gjykatave misionare pa asnjë llogaridhënje e që abuzojnë me drejtësinë.
Besimi i qytetareve ndaj nesh është me i fortë se çdo inskenim i çfaredo lloji qofte.
Koha do të jetë deshmitar i pathyeshëm i veprimeve të çdonjërit prej nesh. Pavarësisht të gjithave e vërteta dhe e drejta do të ngadhnjejë. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz