Demaku: Nuk kisha nevojë të dorëhiqem (Video)

Vendimi i cili e dërgoj Drenasin në zgjedhje të jashtëzakonshme, del të ketë qenë i panevojshëm.
Në emisionin “Republika”, Nexhat Demaku ka pohuar dorëheqja e tij nuk ishte e nevojshme, e as ai nuk kishte dëshirë për ta bërë këtë, por që ishte një akt moral, pasi posti i të parit të komunës është post i rëndësishëm.
Dorëheqja nuk ishte e domososhme, për faktin se pala mbrojtëse do mund ta dërgonte ankesën në Gjykatën Supreme, në një afat kohor prej tre muajsh, e më pas Supremja të jepte vendim, e i cili edhe do mund të hidhte poshtë vendimin e Apelit.
Megjithatë Demaku ka sqaruar në emisionin “Republika” pse ka vendosur të jepte dorëheqje, duke shtuar se nuk e she dorëheqjen si një hap të ngutshëm.

Lexo edheNexhat Demaku: Drenasin e dëmtuan ministrat e PDK-së (Video)
Në emisionin ‘Republika” me Dardan Gashin, Demaku ka thënë se dorëheqja ishte një akt moral, dhe për të cilën nuk është konsultuar me askë./GazetaTribuna/














