Pas shkarkimit të Anton Shalës nga gjithë funksionet e PShDK’së, pasi ai kishte bërë shkelje statusore disa herë radhazi, duke dalë kundër vendimit të kryesisë dhe duke bërë fushatë kundër PShDK’së dhe duke favorizuar AAK dhe Pal Lekajn.
Reagimi i parë ka ardhë nga deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, i cili ka dalë në mbrojtje të Shalës, e kjo nuk e ka lënë rehat sekretarin e PShDK’së, Emanuel Demaj, i cili në një prononcim për media ka thënë se po më duhet t’i përsëris gjërat disa herë, e kam thënë edhe më herët se Pal Lekaj nuk është zëdhënës i PShDK’së dhe nuk mund të flasë në emër të PShDK’së.
“Nuk je zëdhënës i PShDK’së Pal Lekaj, e as nuk e don ti më shumë se ne Anton Shalën, ti të gjitha këto suksese dhe merita i ke nga votuesit demokristianë, nuk je dashamir i PShDK’së, por një shfrytëzues dhe një përfitues nga votuesit demokristianë. Aq më keq ishte sjellë edhe kolegu juaj, Anton Berisha, që gjithë e dimë se si aderoi në AAK. Sapo ishte anëtarësuar në AAK ai kishte deklaruar se Partia Shqiptare Demokristiane nuk duhet të ekzistojë. Të them të drejtën AAK edhe 100 vite jetë me i pas nuk mundet me bë atë që ka bërë dikur PShDK së bashku me LDK’në, prandaj ju aty jeni dy kukulla dekori dhe argat i të tjerëve. Nuk dua të debatoj me ju z.Lekaj, sepse kishe pas një kusht të vështirë, se duhet të kemi ulëse në Kuvend me debatu me ju, këtë nuk e kemi sepse ju jeni ata që e keni shkatërruar dhe po mundoheni të shkatërroni PShDK’në me argatë e juaj, por një gjë të tillë nuk do ta arrini sepse po ju vie fundi andaj jemi krenar si demokristianë qe i kemi duart e pastërta edhe pse jemi jashtë Kuvendit. Ne e kemi dëshmuar vetën në proceset më të vështira të Kosovës dhe do ta dëshmojnë edhe në të ardhmen. Ndërsa ju do të njiheni për gjëra tjera të cilat nuk i bëjnë nderë as Kosovës as juve”, ka thënë Emanuel Demaj, Sekretar i përgjithshëm i PSHDK-së.