Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, me nderime të larta do të varroset sot.
Demaçi do të përcillet sot për në banesën e fundit në varrezat në Velani.
Parcela për varrin e tij është ndarë pak metra larg atij të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Demaçi njihet edhe për kritikat e shumta që i kishte për presidentin e ndjerë Rugova.
- Advertisement -