Dellova mungon për ndeshjet miqësore, Zhegrova nuk i bashkohet grupit
dp

Lexo edheSancho drejt largimit nga United, interes nga katër klube të Premier League

Dellova iu nënshtrua sot ekzaminimeve mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares, me ç’rast u konstatua se ka pësuar frakturë në shputën e këmbës dhe u vërtetua se periudha e rikuperimit do të jetë më e gjatë sesa kohëzgjatja e këtij kampi.
Ndërkaq, Kombëtares në këtë grumbullim, për arsye personale, nuk do t’i bashkohet Edon Zhegrova.
E nga data 28 maj, pjesë e kampit të Kombëtares do të jetë Betim Fazliji, futbollist i skuadrës zvicerane St. Gallen, i cili rikthehet në fanellën dardane pas një kohe të gjatë.

Lexo edheSancho drejt largimit nga United, interes nga katër klube të Premier League
Dardanët do t’i vazhdojnë nesër përgatitjet për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës, me stërvitjen e radhës që mbahet në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.